Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka rrëfyer se përse dështuan negociatat për të qenë kandidat i koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në zgjedhjet e 11 majit.
Ai shtoi se pasi nuk pa emrin në listën e PD, shkoi te koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i drejtuar nga Adriatik Lapaj, me të cilin sipas Sulës, nuk ranë dakord pasi ai kërkonte garanci që personat e vendosur në listë të mbyllur do të tërhiqeshin.
Kjo kërkesë sipas Sulës nuk është pranuar nga Noka dhe ditën e djeshme janë mbyllur negociatat për të qenë kandidat i PD në zgjedhjet e 11 majit.
“Unë nuk kam qenë fare në listën e PD, as të mbyllur, as të hapur. Zero. Le të dali Sali Berisha i pari dhe gjithë të tjerët dhe ta kundërshtojnë këtë me prova me fakte. Ditën e enjte më ka telefonuar Flamur Noka, sekretari, numri 2 i PD, i cili pasi u mor vesh që unë nuk do duhet të kandidoj, se e thashë që ka qenë në nxitim e sipër edhe qëndrimi im në raport me atë, edhe duke pasur parasysh që ishin 2 orët e fundit, njeriu emocional, etj, etj, pavarësisht që është parti opozitare Nisma Shqipëria Bëhet, dhe kur nuk mu dha garancie teknike, sepse në listat e mbyllura kishin vënë tezet, xhajat, baballarët dhe për mua Lapaj ka humbur shancin e jetës së tij politike.
Se s’jam nga ata, po përdor një shprehje që ia kam thënë edhe Berishës në 2008 para Grupit Parlamentar, ‘jam burrë që thyhem, jo që përkulem’. Tani pasi unë kam mbajtur një fjalim shumë të hapur e të fortë në Parlament, i kam hapur telefonin zotit Noka, i kam thënë edhe 2 fjalë që duhet t’ja thoja, që ta dëgjonte me veshët e veta, nuk e kam ofenduar padiskutim.
Pastaj i thash ‘për ça më kërkoni? Për këtë, Po do reagoj. Por kam një kusht. Fuqia ime është familja ime dhe njerëzit e mi në Peqin. Dhe makina elektorale e imja janë njerëzit e mi në Peqin. Pra kushti ishte që të largohej një person tjetër nga lista e mbyllur. Diskutuam deri ditën e djeshme, por nuk ramë dakord dhe bisedimet u mbyllën”, tha Sula.