Përfundon telefonata mes Trump dhe Putin, çfarë u diskutua

1 Min Read

Pas rreth 3 orësh, ka përfunduar biseda telefonike me presidentit Donald Trump dhe presidentit Vladimir Putin. Sipas mediave, në qendër të bisedës ishin territoret dhe termocentralet.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se 2 presidentët nisën bashkëbisedimin në telefon rreth orës 15:00 (me orën në Shqipëri), duke theksuar se biseda kishte një rrjedhë pozitive.

Presidenti Putin gjithashtu akuzoi Perëndimin për ushtrimin e një presioni të padrejtë ndaj Rusisë, veçanërisht përmes sanksioneve.

Reagimi i parë pas përfundimit të telefonatës erdhi nga i dërguari special i presidentit rus për investime dhe bashkëpunim ekonomik, Kirill Dmitriev, duke thënë se “nën udhëheqjen e Presidentit Putin dhe Presidentit Trump, bota është bërë sot një vend shumë më i sigurt!“.

 

Share This Article
Leave a Comment