Parashikimet për Beratin/ Rama shpall fitoren para zgjedhjeve: Triumfojmë 51. Meta: Fiton opozita 43

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama parashikoi një rezultat ambicioz në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për Qarkun e Beratit, nga ku foli për një fitore të thellë të PS.

Në një takim me kandidatët e PS për deputetë në këtë qark këtë të martë, duke iu referuar pozicionit të PS, e pesta në listën e zgjedhjeve, Rama tha: “Ajo pesa më pëlqeu shumë se është 5 me 1”.

Kështu, kryeqeveritari parashikoi fitimin e pesë mandateve në Berat nga PS dhe 1 nga opozita, duke mos folur për pritshmërinë e tij se cila forcë politike do ta fitojë mandatin tjetër.

Qarku Berat ka gjithsej 7 mandate. Në parlamentaret e kaluara, PS fitoi 5 mandate dhe nga 1 PD e LSI, që garuan të ndara.

Duket se Rama synon që në Berat të përsërisë të njëjtin rezultat duke çuar në Kuvend pesë deputetë nga ky qark.

Share This Article
Leave a Comment