Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka zbuluar takimin e fundit me Talo Çelën.
Dumani tha se Talo Çelën e ka takuar për herë të fundit te shtëpia e tij në vitin 2019 dhe në Sky ka shkruar me të në verë të 2010.
Dëshmia:
Avokati: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?
Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.
Avokati: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.
Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.
Avokati: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?
Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fund 19 fillim 20. Ne kishim debatuar shumë me të.
Avokati: Kur jeni shkruar për herë të fundit?
Dumani: Me Sky, në verë 2010.