Në Angli i nxjerrin “sekretet” Tuchel-it, ja si mund të luajnë “Tre Luanët” kundër Shqipërisë |

1 Min Read

Më 21 mars (e premte), ora 20:45 startojnë kualifikueset e Botërorit 2026 për Anglinë dhe Shqipërinë.

Debutimi i Thomas Tuchel tek “Tre Luanët” do të vijë në një ndeshje zyrtare, pikërisht ajo ndaj kuqezinjve tanë.

Një dilemë e madhe është formacioni me lojtarët, që do të zbresin në fushë për “Tre Luanët”. Trajneri gjerman, Tuhel, ka preferuar më parë skemat 3-4-2-1, 4-2-3-1 dhe 4-3-3 dhe sipas mediave angleze tekniku nuk do të ndyshojë edhe në krye të Anglisë.

Me përjashtim të rreshtimit, titullarët duket se janë fiksuar. James dhe Rashford janë në balotazh për një vend në formacion.

Levis-Skelli pritet të debutojë kundër Shqipërisë, pas sezonit të mrekullueshëm që po kalon dhe ftesës së fituar.

Kombëtarja kuqezi njeh vetëm humbje ndaj Anglisë. Në “Wembley”, Tuhel ka paralajmëruar që përfaqësuesja e “Tre Luanëve” do të përcjellë futbollin e klubeve të Premier Ligë.

Formacionet e mundshme të Anglisë:

SKEMA 3-4-2-1

SKEMA 4-2-3-1

SKEMA 4-3-3

Share This Article
Leave a Comment