Myslim Murrizi paraqitet në SPAK |

1 Min Read

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)

Ende nuk dihet nëse ai do të merret në pyetje si person në dijeni apo si person nën hetim dhe çështja për të cilën do të dëshmojë para oficerëve të BKH-së.

Murrizi është dhe kandidat për deputet i PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku garon në listën e hapur të Qarkut të Tiranës.

Share This Article
Leave a Comment