“Mos më fut në listë nëse është e domosdoshme”, Rama tregon si e preku deputeti: Fadili specie në zhdukje

2 Min Read

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Beratit ditën e sotme duke u ndalur në një episode që lidhej me deputetin e Qarkut të Beratit Fadil Nasufi.

Rama tha se Nasufi, është një nga memoriet politike të Partisë Socialiste dhe ka ndarë me publikun momentin kur Nasufi i ka kërkuar edhe daljen nga kandidimi nëse i shërben fitores së Partisë Socialiste.

Rama është shprehur se ky episod e ka prekur, edhe këtë e solli si arsye se pse deputeti u miratua të kandidoi sërish, edhe pas 22 fushatash për Partinë Socialiste.

“I ri nuk është ai që është më i vogël, i ri është ai që nuk lodhet. Kështu që kur t’i tregosh moshën Fadilit, numëro se sa më të rinj se vetja ka lënë rrugës dhe përpiqu mos të lodhesh para Fadilit. Dua ta falënderoj Fadilin publikisht sepse Fadili është një specie në zhdukje në të botën e sotme. Është një shembull i jashtëzakonshëm personalisht. Pavarësisht se ka qenë për një kohë të gjatë si Kryetar Bashkie dhe si deputet. Kur u bë biseda për listat dhe unë thashë që burrat absolutisht nuk do të jenë në listat e mbyllura nëse nuk janë për herë të parë. Fadili e bërë në formën më prekëse, duke thënë se jam në dispozicion edhe pa qenë në listë fare. Kjo është arsyeja pse është Fadili këtu, sepse Fadili është për maratona jo për sprint njëlloj si unë, ne jemi për maratonë dhe jo për sprint.”-tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment