Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan Pelushi, detaje nga biseda

1 Min Read

24 orë pas zgjedhjes në krye të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan ka marrë një telefonatë nga ana e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Mitsotakis shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas. Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.

Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotakis.

Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë më 16 Mars pas ndarjes nga jeta të kryepeshkopit Anastas.

Share This Article
Leave a Comment