Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë Izraelit “dritën jeshile” për të rifilluar operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
Një zyrtar izraelit i tha të përditshmes amerikane ‘Wall Street Journal‘ se ky vendim i Trump erdhi pasi Hamasi refuzoi të lirojë pengjet.
Izraeli i bëri të ditur SHBA-së se po rifillonte sulmet në Gaza përpara se t’i kryente ato, shton zyrtari, duke i bërë jehonë raporteve të tjera që kanë thënë të njëjtën gjë.
Të paktën 342 palestinezë janë vrarë ndërsa Izraeli nisi një sulm masiv në Gaza, duke shkatërruar armëpushimin e brishtë dy-mujor me Hamas-in.
Sulmi i së martës ndodhi në të gjithë Gazën, duke përfshirë Khan Younis dhe Rafah-un në Gazën jugore, qytetin e Gazës në veri dhe zonat qendrore si Deir el-Balah.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe zyrtari i sigurisë i Hamas-it, Mahmud Abu Watfa, njoftoi Reuters, duke cituar mediat e Hamas-it.