Në konferencën për shtyp nga “Shtëpia e Futbollit”, Asllani tha se Anglia është një ekip i fortë, megjithatë u shpreh se ndeshja fillon barazim dhe do të luajnë për fitore.
Megjithatë, Kristjan Asllani shprehet besimplotë se disfata e 4 viteve më parë ndaj Anglisë që shënuan 5 gola ndaj kuqezinjve pjesën e parë, nuk do të përsëritet.
“Do hyjmë në fushë nga minuta e parë dhe do luftojmë, e dimë që ata do na sulmojnë fort dhe do luajmë siç kemi luajtur ndeshjet para Europianit. Skuadra është e fokusuar sepse tani fillojnë gjërat re vërteta, do jetë e vështirë. I presim tifozët se na duhen, i falenderoj tifozët që kanë ardhur në Europuan. Shpresoj të na vijnë edhe sa më shumë tifozë këtu sepse të gjithë kemi nevojë”, u shpreh Kristjan Asllani.