Lëvizja Bashkë akuzon Lapajn: A është e vërtetë që firma juaj figuron si ndërmjetësues në marrëveshjen për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës?

2 Min Read

TIRANË- Anëtari i Lëvizjes “Bashkë”, Kristjan Zoto i drejtohet me një pyetje drejtuesit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt, nëse ka pasur rolin e ndërmjetësit për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës. Në një postim në Facebook, Zoto ka publikuar edhe një foto të marrëveshjes, ku shihet se një nga personat që ka firmosur është edhe Lapaj. 

Ai shprehet se kompania ndërtuese e këtij kompleksi është e lidhur me Dajlan Avdian, i cili sipas tij, ka përfituar qindra milionë euro nga statusi i “investitorit strategjik” për projekte luksoze në bregdetin e jugut. Po ashtu shton se ky persona është pas ndërtimit të tre kullave në Tiranë, “përfshirë kullën pranë Sahatit, si dhe dy të tjera në zonën e Bllokut dhe pas Presidencës”. Zoto i kërkon Lapajt të sqarojë publikisht rolin e tij në këtë marrëveshje. 

POSTIMI I PLOTË: 

Adriatik Lapaj, a është i vërtetë ky dokument ku figuron firma juaj si ndërmjetësues për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës?

TDT & PARTNERS është një kompani e përfshirë në projekte të mëdha ndërtimi në disa nga zonat më të bukura dhe të paprekura të bregdetit shqiptar, përfshirë Gjirin e Krorezës dhe Kalanë e Lëkursit. Kjo kompani lidhet drejtpërdrejt me Dajlan Avdian (ish-pronarin e “APEX”), një nga ndërtuesit më të fuqishëm në vend, i cili ka përfituar qindra milionë euro nga statusi i “investitorit strategjik” për projekte luksoze në bregdetin e jugut. Përveç kësaj, ai është pas ndërtimit të tre kullave në Tiranë, përfshirë kullën pranë Sahatit, si dhe dy të tjera në zonën e Bllokut dhe pas Presidencës.

A mund të sqaroni publikisht rolin tuaj në këtë marrëveshje

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02fbMSfk1MfixwFZoKd4mMNwPXHxEPemTx2hsQNZvF3aFXmC3MgYhWQnJ1dTGAiM1fl%26id%3D100088258557826&show_text=true&width=500

Share This Article
Leave a Comment