Kualifikueset e Botërorit/ Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, plotësohet grupi |

1 Min Read

Dita e dytë e stërvitjes i ka vendosur të gjithë futbollistët e Kombëtares nën urdhrat e trajnerit Sylvinho. I vetmi që ka vijuar punën e diferencuar në palestër ishte mbrojtësi Marash Kumbulla.

Vetëm pak ditë më parë mbrojtësi i Espanyol luajti rreth100 minuta në sfidën e kampionatit kundër Mallorca-s në La Liga-n spanjolle dhe qëndrimi i tij larg fushës duket se lidhet me rikuperimin e plotë të forcave.

Për sa i takon pjesës tjetër të ekipit, nga Gjimshiti te Uzuniapo Manaj, ata u stërvitën në fushë. Seanca me karakter taktiko-teknik ishte e rëndësishme për ndeshjen e 21 marsit kundër Anglisë.

Këto janë orët e fundit që Kombëtarja do të kalojë në tokën shqiptare, përpara transfertës në Londër, aty ku të enjten do të zhvillohet stërvitja zyrtare dhe konferenca përpara ndeshjes.

Dueli në Webmley do të luhet mbrëmjen e së premtes, duke nisur nga ora 20:45. Ajo shënon edhe debutimin e Shqipërisë në Grupin Kualifikues të Botërorit 2026, në ndjekje të ëndrrës për të siguruar pjesëmarrjen e parë historike në eventin më të rëndësishëm global të futbollit.

Share This Article
Leave a Comment