KQZ miraton modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit |

1 Min Read

KQZ ka miratuar modelin e fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare te 11 majit.

PD kërkoi në fillim të mbledhjes zmadhim të emrave në qarqet e vogla dhe të mesme duke pasur në konsideratë moshën mesatare që merr pjesë në votime.

Në lidhje me një kërkesë tjetër, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se kandidatët me dy mbiemra do të reflektohen edhe në fletën e votimit.

Kujtojmë se një ditë më parë, KQZ hodhi shortin për renditjen e partive politike në fletën e votimit ku goglat i rezervuan Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditjen e para, ndërsa socialistëve shorti u dha numrin 5.

Modelet me foto për secilin Qark:

Lexo edhe:

Fletë votimi gjigante për zgjedhjet e 11 Majit, del modeli për të 12 Qarqet e vendit (FOTO)

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ miraton listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Bashkë

           

Share This Article
Leave a Comment