KQZ miraton fletët e votimit për zgjedhjet e 11 Majit

2 Min Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të unifikuar për 12 qarqet e vendit, fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, në parlamentaret e 11 Majit shqiptarët do të votojnë në një fletë më të madhe, në të cilën do të jenë të renditura 11 subjektet politike, me të gjitha emrat e kandidatëve për deputetë, qofshin ata në listë të mbyllur, por edhe në listën e hapur.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se fleta e votimit do të jetë gati një muaj para se të nisë fushata elektorale.

Në fletën e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit, në Qarkun e Tiranës, do të jenë të renditur 539 emra, për 11 subjektet zgjedhore. Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58,3 cm me 29,7 cm në të gjitha qarqet.

“Fleta e votimit është njësoj në kuptimin e madhësisë për të gjitha qarqet. Në Tiranë ka një dendësi më të madhe të emrave, por janë të gjithë të lexueshme, po të ishin me font më të madh do ishte më mirë. Por duke vendosur racionalitetin e madhësisë së fletës së votimit me mundësinë e leximit të kandidatëve, raporti qëndron mirë në këtë fletë votimi që kemi përgatitur”, tha Celibashi.

Share This Article
Leave a Comment