Ai u ekstradua nga autoritetet spanjolle, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Pavarësisht se Lulzim Berisha kundërshtoi ekstradimin e tij, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që të pranojë kërkesën e autoriteteve tona për sjelljen e tij e për tu përballur me drejtësinë shqiptare.
Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor të vitit 2023. Ai jetonte në qytetin e Alicante nën një identitet të rremë, teksa në Shqipëri rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.