Benet Beci, kryebashkiak që përfaqëson krimin e organizuar në Shkodër |

2 Min Read

Kryetarja e Komanduar e PD në Shkodër, Eliona Shkreli, prezantoi kandidatët për deputet të qarkut që përfaqëson, me prezencën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Në fjalën e saj, Shkreli tha se Benet Beci është kryebashkiaku përfaqësues i krimit, i bandave, i korrupsionit dhe i parave të drogës.

Ajo theksoi se Benet Beci bashkë me PS do të kenë humbje të thellë, në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Shkodrës.

Sot jemi plot shpresë. PD kaloi dallgë të mëdha pavarësisht se shpresa e demokratëve venitej, kurse një persona nuk e humbi kurrë shpresë. Ai luftoi deri në fund, luftoi derisa arriti drejtësinë, ai luftoi për të na sjellë sot këtu, për të qenë demokratët e bashkuar dhe për të qenë në një koalicion të madh dhe për të sjellë fitoren e PD jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë. Dhe ai është lideri i PD tashmë i koalicionit të madh për Shqipërinë Madhështore Prof.Dr.Sali Berisha. Sot ne kemi një listë që përfaqëson më së miri të gjithë qarkun e Shkodrës. Sot ne kemi një listë fituese. Sot ne kemi zonja dhe zotërinj të nderuar, që i kanë dhënë shumë komunitetit dhe i kanë qëndruar pranë. Sot padiskutim është një listë fituese përballë listës së Benet Becit. S’ka bërë vaki në historinë e Shkodrës  që një kryebashkiak të braktisë qytetarët dhe shërbimin ndaj tyre, për egon e tij personale dhe për të shkuar sa më lart që të bëhen drejtues qarku, kjo s’ka ndodhur kurrë dhe këtë e bën vetëm Benet Beci. Dhe kjo Benet Becit dhe listës së tij do t’i kushtojë shumë, sepse Benet Beci është kryebashkiaku përfaqësues i krimit, i bandave, i korrupsionit dhe i parave të krimeve të drogës.” tha Shkreli.

Share This Article
Leave a Comment