Belinda Balluku i ndërron unazat e zafirit sipas ngjyrës së këmishës, kushtojnë mbi 15 000 € |

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama dhe zengjinët e tij si zëvendës, ministra, deputetë e kryebashkiakë, gjithnjë e më shumë zhgërryen në luks, duke vjedhur dhe grabitur taskat e shqiptarëve dhe këtë e vazhdojnë të pashqetësuar nga drejtësia.

Këtë herë bëhet fjalë për Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është akuzuar nga opozita, si një prej figurave më të korruptuara në qeverinë Rama, e cila i ndërron unazat e zafirit sipas ngjyrave të veshjeve.

Në një denoncim për syri.tv thuhet se dy prej unazave të zafirit të vendosura në gishtat e Belinda Ballukut, kushtojnë më shumë se 15 mijë euro.

Në një kohë që familjet shqiptare dhe pensionistët nuk plotësojnë dot nevojat mujore me pagat qesharake dhe mbështetjen skandaloze nga shteti, vartësit e Edi Ramës bashkë me të në krye, grabisin dhe zhvasin çdo qindarkë, duke ngrënë biftek 1000 euro, pijnë shishe vere 33 600 euro, veshin brekë e fustanë mbi 800 000 euro, si dhe mbajnë unaza nga 15 mijë euro.

Share This Article
Leave a Comment