Qiramarrësit e deritanishëm të plazheve të Ulqinit kërkojnë anulimin e tenderit që e fitoi kompania Eagle Hills Montenegro, me kryetar Mohamed Alabbar, i cili bëri ofertën më të lartë për të marrë me qira plazhet e qytetit në Mal të Zi. Përveç kësaj, ata kërkojnë zgjatjen e kontratave të qirasë të lidhura vitin e kaluar, me të njëjtat kushte.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media më 18 mars.
Kërkesat e tyre janë mbështetur edhe nga kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu.
Tenderi për qiranë katërvjeçare të plazheve të Ulqinit ka shkaktuar revoltë mes qiramarrësve të deritanishëm dhe autoriteteve lokale, të cilët besojnë se plazhet po u lihen investitorëve të huaj “përmes marrëveshjeve të dyshimta të arritura pas dyerve të mbyllura”.
“Një sulm i organizuar dhe i paprecedentë, i sinkronizuar me institucionet e sistemit, ka ndodhur gjatë tenderit të zgjatur, në të cilin ka marrë pjesë kompania Eagle Hills Montenegro,” ka vlerësuar Nimanbegu një ditë më parë.
LEXO EDHE:
Pas Portit të Durrësit, Alabbar “rrëmben” të gjitha plazhet e Ulqinit