SonKryeministri Edi Rama po u përgjigjet live komentuesve në rrjetin social. Rama tha se vetëm ai dhe partia Socialsite mund të fusë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
“Pasaporta europiane na bën qytetarë të dorës së parë sepse nuk ka më kufij për ne. Nuk hyjmë më në radhë për të shkuar tek polici, nuk na pyet më njëri sa do të rrimë, mund të kërkojmë punë ku të duam.
Janë lojëra këto, jo doni, jo s’doni, je i paaftë. Shiko këtu, jo që nuk jemi të paaftë, por përkundrazi o e fus unë dhe PS, Shqipërinë në BE dhe e bëjmë tani më mandatin e katërt ose kjo punë mund të mos bëhet për kush e di sa vite të tjera. Se këtu ishte Shqipëria dhe BE dhe kur morëm ne detyrën nuk na i hidhte njeri sytë, shiko vetëm turizmin. Pse bukuritë e natyrës nuk ishin aty, deti Jon nuk ishte aty, Ksamili, malet, Thethi, këtu ishin të gjitha.”, tha Rama.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1553355368689355%2F&show_text=false&width=560&t=0