Angli-Shqipëri/ Vlerat në treg, Kombëtarja kuqezi “kushton” sa gjysma e Bellingham |

2 Min Read

Në letër janë koka e serisë në grupin K kualifikues drejt Botërorit 2026. Në fushë janë konfirmuar si një prej skuadrave më të mira në kontinent dhe në glob. Ndërsa për sa i takon financave, janë përfaqësuesja më e kushtueshme në botë.

Vlera e Anglisë në merkato përllogaritet në mbi 1,3 miliardë euro. Ndërkohë, sipas faqes së specializuar “transfermarket”, vlera e Shqipërisë është 98 milionë euro.

Lojtari më i kushtueshëm i anglezëve është Jude Bellingham. Ylli i Real Madrid kushton 180 milionë euro. Ashtu si mesfushori, më të vlefshëm se e gjithë kombëtarja kuqezi janë edhe lojtarë si Phil Foden, Cole Palmer, i cili është i dëmtuar dhe nuk do të luajë, si edhe Deklan Rajs. Kapiteni i ekipit Harry Kane, i cili po shkëlqen te Bayern Munich, kushton 90 milionë euro.

Te Shqipëria futbollisti më i vlefshëm është Kristjan Asllani, me 18 milionë euro. Mesfushori i Interit ndiqet nga Broja me 15 milionë euro, Muçi 12, Gjimshiti 8 dhe Ismajli 6 milionë.

Diferenca në letër është tejet e madhe, megjithatë futbolli nuk është vetëm shifra. E bukura e këtij sporti është mbi të gjitha elementi surprizë, fakti që përballë emrave në fanellë apo vlerës në treg shpesh herë në fushë prevalon zemra, loja e grupit dhe dëshira për të marrë rezultat.

Më 21mars në Uembli, Davidi përballet me Goliath dhe të gjithë besojnë te surpriza.

 

Share This Article
Leave a Comment