Ambasadori italian Lamberto Zannier caktohet në krye të vëzhguesve të OSBE për 11 Majin

1 Min Read

Ambasadori Italian, Lamberto Zannier do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Shqipëri.

Në këtë detyrë, ish-Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së pason Audrey Glover.

Mësohet se në 1 Prill, Zannier dhe stafi i tij do të zhvillojnë takime me titullarë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lamberto Zannier mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së më 1 Korrik të vitit 2011.

Ai ka mbajtur edhe detyrën e përfaqësuesit Special të OKB-së për Kosovën në vitin 2008, si dhe atë të shefit të UNMIK-ut.

Share This Article
Leave a Comment