Zgjedhjet e 11 Majit/ Hidhet shorti, koalicioni i PD nr. 1 në fletën e votimit, PS nr. 5. Ja si renditen partitë e tjera

2 Min Read

TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar këtë të hënë listat e kandidatëve për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit si dhe renditjen në fletën e votimit për çdo subjekt zgjedhor.

Nga lista e publikuar deri më tani shihet se Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të mbajë numrin 1 në fletën e votimit, ndërsa në vendin e  dytë do të jetë “Partia Mundësia” e Agron Shehajt.

Vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu” ndërsa vendi i katërt partisë së Lulzim Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”. Vendin e 5-të e ka Partia Socialiste me Edi Ramën, ndërsa vendi gjashtë me short i ka rënë “Nisma Shqipëria Bëhet”.

“Aleanca Kombëtare Shqiptare” do të ketë vendin e 7, ndërsa “Aleanca Demokracia e Re” do ketë numrin 8. Sipas shortit numri 9 i ka rënë “Koalicioni Djathtas për Zhvillim”, ndërsa në vendin e 10 do të jetë Partia Mundësia. Ndërkohë në vendin e 11 do të jetë Partia Social Demokrate e Tom Doshit. 

Renditja e subjekteve në fletë të votimit

-Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Numri 1 
-Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2
-Lëvizja Atdheu – Numri 3
-Koalicioni Euroatlantik – Numri 4
-Partia Socialiste – Numri 5
-Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet –Numri 6
-Aleanca Kombëtare Shqiptare – Numri 7
-Aleanca Demokracia e Re –  Numri 8
-Koalicioni Djathtas për Zhvillim –Numri 9
-Partia Mundësia – Numri  10
-Partia Social Demokrate – Numri 11

Share This Article
Leave a Comment