Siç raporton media greke “Protothema‘, i dyshuari, i njohur me pseudonimin “Nardi”, konsiderohet një figurë kyçe në një rrjet kriminal që operonte në Athinë, duke ofruar mbrojtje për lokale nate. Pas arratisjes në Shqipëri, ai ka negociuar dorëzimin e tij me autoritetet greke dhe tashmë ndodhet përballë drejtësisë.
Artikulli nga media greke
Sipas burimeve policore, fillimisht avokati i tij u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Athinës (GADA), rreth orës 18:00, dhe pak më vonë mbërriti edhe i kërkuari, i cili u vetëdorëzua. Për disa ditë me radhë, avokati i tij, Spiros Dimitriou, kishte negociuar me policinë për dorëzimin e klientit të tij.
Ngjarja
E shkuara kriminale e 39vjeçarit
I arrestuari, i njohur me pseudonimin “Nardi”, ishte identifikuar pas hetimeve policore në rajonin e Athinës. Ai konsiderohet një figurë kyçe në një nga gjashtë grupet kriminale të shkatërruara nga policia greke gjatë një operacioni të madh, ku u arrestuan 50 persona dhe u identifikuan 187 të tjerë.