Trump dërgon destrojerin me raketa Tomahok në kufirin jugor –

2 Min Read

Një destrojer i Marinës Amerikane, USS Gravely, është dislokuar në kufirin jugor të SHBA-së si pjesë e përpjekjeve të administratës së Presidentit Donald Trump për të forcuar sigurinë kombëtare. Ky vendim vjen në kuadër të planit të Trump për të “rimarrë Kanalin e Panamasë”, shkruan A2 CNN, mes shqetësimeve për ndikimin e Kinës në këtë rrugë ujore strategjike.

USS Gravely, një anije luftarake 509 metra e gjatë, ka kaluar nëntë muajt e fundit duke luftuar kundër rebelëve Houthi në Lindjen e Mesme. Anija ka ndihmuar në rrëzimin e dronëve dhe raketave të lëshuara nga rebelët në Detin e Kuq dhe ka marrë pjesë në sulmet ajrore kundër objektivave të Houthi-ve në Jemen.

Trump dërgon destrojerin me raketa Tomahok në kufirin jugor

Megjithatë, tani USS Gravely është drejtuar nga brigjet e SHBA-së, duke u vendosur në ujëra të patrulluara zakonisht nga Roja Bregdetare Amerikane. Sipas gjeneralit të Komandës së Veriut të SHBA-së, Gregory Guillot, kjo lëvizje është një përpjekje për të mbrojtur “integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara”.

Trump dërgon destrojerin me raketa Tomahok në kufirin jugor

Ky vendim do të ndihmojë në luftimin e terrorizmit detar, trafikimit të armëve, krimit ndërkombëtar, piraterisë dhe emigracionit të paligjshëm nga deti, sipas zyrtarëve të mbrojtjes. USS Gravely do të ketë në bord një skuadër elitare të Rojeve Bregdetare, të specializuar në misione kundër piraterisë dhe trafikut të drogës.

Trump dërgon destrojerin me raketa Tomahok në kufirin jugor

Ndërkohë, Trump ka urdhëruar Pentagonin të hartojë plane për të siguruar që SHBA-ja të ketë kontroll të plotë mbi Kanalin e Panamasë, duke pretenduar se ndikimi i Kinës në këtë zonë është kërcënues për interesat amerikane. Megjithëse një ndërhyrje ushtarake në Panama është e pamundur për momentin, SHBA po rrit praninë e saj ushtarake në rajon për të arritur qëllimet e saj.

Share This Article
Leave a Comment