Një ngjarje e rëndë është regjistruar natën e kaluar në Tiranë, ku dyshohet se janë djegur qëllimisht dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.
Pas hetimeve paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se autori i zjarr vënies është nipi i 66-vjeçarit, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se ai iu ka vënë zjarrin automjeteve të xhaxhait, pas një konflikti për motive pronësie.
Policia thotë se vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.