Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvend ku në rend dite janë 25 pika për diskutim.
Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 dhe në pikat për diskutim janë përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së, me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar te Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.
Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, si dhe do të diskutohet për strukturën dhe organikën e INSTAT-it.