Ditën e sotme Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, danezi Peter Sorensen do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë si i ngarkuar i BE-së për këtë proces.
Sorensen do të takohet me në orën 09:45 me Vjosa Osmanin në zyrën presidenciale. Ndërsa në orën 10:30, Sorensen do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Pas takimit me Kurti, Sorensen, do të pritet edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.