“Pronari ishte i pangopur për para!” Tragjedia në Koçan/ Ish-pjesëtari i sigurimit të klubit: E paralajmërova se po hynin të mitur! Ambienti i izoluar me materiale të lira

2 Min Read

MAQEDONIA E VERIUT- Me anë të një videoje Blagojço Georgiev ka treguar se si njerëzit e tij kishin siguruar më parë klubin në Koçan për një periudhë 2-vjeçare. Georgiev thotë se gjatë asaj periudhe ka vërejtur një sërë parregullsish dhe sipas tij, izolimi në klub është bërë nga materialet më të lira, ndërsa leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë. Ai thotë se e kishte paralajmëruar pronarin se në disko po futeshin të mitur.

“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, s’ka gjë të tillë, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Me akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital! 5, 16.

I thashë po vijnë fëmijë 15 vjeç, dhe ai më thoshte le t’i lënë për paratë që ne t’i fitojmë. Kush e ka dhënë lejen për atë vrimën e një diskotekaje, kush i ka bërë kontrollet? Unë personalisht kam raportuar se ka pasur një tufë të mitur brenda dhe në fund më rezulton se unë jam problemi. Unë flas për sistemin, jo për individët”, ka thënë mes lotësh Georgiev.

Sipas mediave vendasem pronari i klubit në Koçan, i cili tentoi të largohej nga Maqedonia e Veriut, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të shtetit.

Share This Article
Leave a Comment