Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme! Prehu në paqe, bac!”, ka shkruar ai, krahas një fotoje me gjyshin e tij.
Babai i Thaçit prej disa kohësh ndodhej i shtruar në spital, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Pas vizitës, Hashim Thaçi u kthye në paraburgim në Hagë.