“Prehu në paqe, bac!”- Pas takimit me të birin në spital, ndahet nga jeta babai i Hashim Thaçit –

1 Min Read

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së dielës, 16 mars, Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit, konkretisht nga djali i ish-presidentit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, djali i Thaçit ka njoftuar se gjyshi i tij ka ndërruar jetë në spital, pak ditë pasi takoi ish-presidentin Thaçi.

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme! Prehu në paqe, bac!”, ka shkruar ai, krahas një fotoje me gjyshin e tij.

Babai i Thaçit prej disa kohësh ndodhej i shtruar në spital, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Më 13 mars 2025, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital.

Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Pas vizitës, Hashim Thaçi u kthye në paraburgim në Hagë.

Share This Article
Leave a Comment