Pocaqi politike dhe morale!

1 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se Endrit Braimllari nuk është përjashtuar nga kjo forcë politike, teksa e cilësoi atë pocaqi politike dhe morale.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Blushi u shpreh se mungojnë para në arkën e partisë.

“Këtë djalë e kam kyrsyer për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyer në Partinë e Lirisë. Është thjesht një pocaqi politike dhe morale, asgjë më shumë. E turpëron edhe vetë Rilindjen. Ju përmendet Kujtim Gjuzin. I bëj thirrje të kthejë financiaren e PL sepse e ka marrë me vete. Kemi një vit që e kërkojmë për financat në PL. Na kthe financiaren të lutem. Zyrat e partisë janë të hapura. Meqë ky zgjohet vonë, është pak si Lul Basha. Po si mund ta heqë Ilir Meta”, tha Blushi.

Share This Article
Leave a Comment