Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, i është kundërpërgjigjur sot eurodeputetit francez Raphael Glucksmann, i cili i kërkoi SHBA-së që t’i rikthente statujën e lirisë.
Levitt theksoi se Franca duhet t’i jetë mirënjohëse SHBA-së për arsye se sot nuk po flasin gjermanisht.
“Është vetëm falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që francezët nuk flasin gjermanisht sot, kështu që ata duhet të jenë shumë mirënjohës për vendin tonë të madh”, tha Levitt.