Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis, arrestohet shoferi në Pogradec |

1 Min Read

Policia e Korçës ka arrestuar drejtuesin e automjetit, i cili shkaktoi aksidentin me vdekje pasditen e djeshme në aksin “Pogradec-Qafë Thanë” dhe më pas u arratis nga vendi i ngjarjes. Në pranga është vënë shtetasi D. J., 29 vjeç, banues në Pogradec.

Pasditen e djeshme, 29-vjeçari duke drejtuar një automjet tip “Renault”, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Mëmëlisht, përplasi për vdekje këmbësorin Ilir Mimini, rreth 55 vjeç, banues në atë zonë.

Pas aksidenti, 29-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me atuomjetin, të cilin e braktisi më pas pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. Ai i kishte hequr targat mjetit, duke i marrë me vete dhe u largua në drejtim të paditur.

Mjeti u sekuestrua nga Policia, teksa tashmë është vënë në pranga edhe shoferi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment