Parti të re me kushërinjtë dhe me babanë në krye të listës mund të bëjë çdo kush! 

1 Min Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi me mësuesit e Lushnjes, foli edhe për fushatën elektorale dhe kundërshtarët politikë. 

Rama tha se PS është opsioni më i mirë për qytetarët shqiptarë, pasi sipas tij Partia Socialiste është parti e re, në kuptimin se u ofron të rinjve të integrohen në jetën parlamentare. 

Kryeministri ironizoi ndër të tjera partitë opozitare, që sipas tij marketohen si parti të reja, por që në thelb nuk janë. 

Këtu Rama iu referua partisë së Adriatik Lapajt, i cili në listën e mbyllur të qarkut të Beratit vendos babanë e tij. 

Share This Article
Leave a Comment