Partia e Lirisë futet në zgjedhjet e majit me kryetarin në burg dhe në koalicion me një opozitë që drejtohet nga Berisha.
Analisti Skënder Minxhozi tha se nëse PL synon 40 000 vota në Tiranë nuk do të ishte emri i Tedi Blushit dhe Erisa Xhixhos në listat e mbyllura. Sipas tij, nëse qeveria e tyre është pjesë e një ndodhie ku vriten njerëz dhe fshihen kamera, shërben si një rrethanë skualifikuese.
“Nëse PL realisht ka të dhëna që merr 40 000 vota në Tiranë, atëherë nuk do të ishte nevoja që të ishit në listë të sigurt bashkë me Erisën. Dilnit sic ka dalë ish- LSI në 2021.
Nëse synon 40 000 vota në Tiranë nuk merret me Endri Braimllarin. Nëse një mazhorancë në një ngjarje tragjike i ndodh që shteti i saj vret njerëz dhe futet natën dhe fshin kamerat, kjo është rrethanë skualifikuese të mos garosh për atë godinë. Nëse mazhoranca jote ka qenë në qeveri që ka ndodh ky reagim, të skualifikon kjo punë.”
Sekretari i Përgjithshëm i PL tha ndër të tjera se varianti i tyre i vetëm është fitorja e zgjedhjeve dhe u shpreh i qartë se fryma e fitores ndihet kudo.
“Koalicioni ishte mënyra e vetme për të maksimizuar votën. Ne do bëjmë të pamundurën që të marri 20 mandate në Tiranë. Për ne ka vetëm një variant, fitorja e zgjedhjeve. Të jeni të bindur që fryma e fitores ndihet kudo në Tiranë, nuk është propagandë.”