Ndërron jetë babai i Hashim Thaçit

1 Min Read

Haxhi Thaçi, babai i ishpresidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë pas një periudhe të gjatë sëmundjeje. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili shprehu ngushëllime për familjen Thaçi dhe të gjithë popullin shqiptar.

Në një mesazh ngushëllimi, Krasniqi tha se Haxhi Thaçi ishte një figurë e rëndësishme për kombin shqiptar, duke theksuar përkushtimin dhe vlerat atdhetare që ai ka përcjellë nëpërmjet edukatës së tij.

“Ngushëllimet më të sinqerta për Presidentin Thaçi, familjen Thaçi dhe mbarë popullin shqiptar. Haxhi Thaçi la një trashëgimi të pavdekshme dhe ishte një shtyllë e fortë e kombit tonë,” shkruante Krasniqi.

Haxhi Thaçi ishte i shtruar në spitalin e Prishtinës për trajtim, ndërsa më 13 mars 2025, ishpresidenti Hashim Thaçi, aktualisht në paraburgim në Hagë, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij.

Share This Article
Leave a Comment