Narkoshteti në Shqipëri, pengesa kryesore e integrimit të vendit në BE

2 Min Read

Nga Podgorica, ku mori pjesë në takimin me Partinë Popullore Europiane (EPP), Sali Berisha theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian, duke e përshkruar ngadalësimin e këtij procesi si pasojë të faktorëve të brendshëm dhe të ngurtësimit të kushteve demokratike në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat, Berisha argumentoi se “narkoshteti” është pengesa kryesore që ka frenuar avancimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Kreu i PD u shpreh se Shqipëria është e njohur si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, duke theksuar se kjo realitet është ende i panjohur për shumë elita politike, por ai beson se po bëhen përpjekje për të sjellë këtë të vërtetë në vëmendje të grupeve politike të qendrës së djathtë në Europë. Ai akuzoi qeverinë për shkelje të standardeve demokratike dhe për infiltrimin e krimit të organizuar në struktura të qeverisjes, si dhe për përdorimin e terrorit politik për të siguruar vota dhe mandate në Kuvend.

Në fund, Berisha u ndal dhe tek rikthimi i tij në EPP, duke e cilësuar atë si një rikthim “epik”, për të cilin mori përgëzime nga miqtë e tij të vjetër. Ai vlerësoi se njohuritë për Shqipërinë janë ndryshe sot, dhe ndryshe nga sa mund të ketë manipuluar Rama deri tani, opinioni për vendin po ndryshon.

Berisha e cilësoi këtë periudhë si kohën e rikthimeve të tij, duke shprehur besimin se ky është një moment i rëndësishëm për ndryshime në politikën shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment