Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit në BE |

3 Min Read

Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu është shprehur kreu demokrat Sali Berisha në një prononcim për mediat në Podgoricë, gjatë samitit të PPE-së.

Berisha tregoi se në samit ka paraqitur realitetin shqiptar dhe pikëpamjet e Partisë Demokratike mbi proceset e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit.

Sipas tij pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE është narkoshteti.

Berisha shtoi se në Shqipëri narkoshteti përdor terrorin politik për të marrë vota dhe mandate. I pyetur nëse është koha që Berisha të kthehet në krye të vendit ai u shpreh se kjo është koha e tij për tu rikthyer.

Ku ishte fokusi i këtij takimi me EPP?

Sali Berisha: Fokusi i takimit ishte Ballkani Perëndimor në Raport me proceset e Integrimit sfidat dhe pengesat. Pata rast të paraqes pikëpamjet e Partisë Demokratike mbi proceset e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit. Natyrisht nga këndvështrimi i opozitës, ngadalësimi i këtij procesi ka shkaqe të brendshme sipas vendeve.

Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar.

Cili ishte qëndrimi i Manfred ëeber si presidenti i PPE-së në këtë takim?

Sali Berisha: Ju e patë që më dëgjuan me shumë interes. Dhe më pas mora komente shumë pozitive nga të pranishmit për diskutimin që pata. Ishte një diskutim i hapur, natyrisht isha i vetmi opozitar në panel, pasi të tjerët përfaqësonin qeveri. E thashë që në fillim se unë, përfaqësoj opozitën dhe kam pikëpamje të ndryshme lidhur me ngadalësinë e procesit të integrimit që është tërësisht nga faktorë kryekëput pothuajse, nga faktorë lokalë.

Nga mosrespektimi i standardeve demokratike, nga penetrimi i thellë i krimit në qeverisje. Në Shqipëri konkretisht narkoshteti, nga përdorimi i terrorit politik për të marrë vota dhe mandate. Pra paraqita realitetin shqiptar siç është.

Si u prit rikthimi juaj në EPP pas shumë kohësh në fakt.

Sali Berisha: U prit në mënyrë të shkëlqyer. Ky rikthim i llojit të tij është epik, ndaj dhe miqtë e vjetër i takova dhe më përgëzuan. Natyrisht edhe vendosmëria e tyre. Shqipëria nuk është ajo që ishte. Njohuritë për Shqipërinë janë krejt të tjera sot. Edi Rama do ti ketë kohërat të pamundura të manipulojë, siç ka manipulur gjer sot opinionet.

A është kjo koha e rikthimeve të Sali Berishës?

Sali Berisha: Është fakt, kjo është e vërtetë, e vërteta kjo është.

Share This Article
Leave a Comment