FIER- Në takimin me të rinjtë socialistë të Fierit, kryeministri Edi Rama foli edhe lidhur me Reformën në Drejtësi. Rama u shpreh se i dinin pasojat që do vinin si rrjedhojë e kësaj reforme.
Ndërsa iu adresua dhe kritikave apo reagimeve për arrestimet e ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve, kryeministri tha se familja e socialistëve është “një bie mijëra ngrihen, ne jemi 800 mijë do shkojmë 1 milion në 11 maj këta thonë ti kapën”.
Rama komentoi dhe deklaratat e opozitës për ndalimin e mbylljes së Tik Tok dhe shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, të cilat i quajti halucinacione. Ai shtoi më tej se në momentin që Shqipëria bëhet anëtarë e BE nuk ka qeveri që ta verë në diskutim drejtësinë para ligjit.
“Ne e kemi bërë këtë reformë, ne kemi qenë të vetëdijshëm që kjo reformë do kishte këto rrjedhoja. Qajnë hallin tim, ti kapën thonë? Ca më kapën? Kjo familje është një bie mijëra ngrihen, ne jemi 800 mijë do shkojmë 1 milion në 11 maj. Këta thonë ti kapën. Por nuk mundet dot të mbetet kjo një çështje e vullnetit tonë, sepse gjerat nesër do ndryshojnë. Ju e shikoni që pala tjetër thotë më 11 maj do fitojmë do çlirojmë TIkTok dhe do shkrijmë SPAK, shiko çfarë haluçinacionesh. Ata në fakt do fitojnë Noc Rrokun, por kjo nuk garantohet kështu, por garantohet duke hyrë në BE. Se në momentin që Shqipëria bëhet anëtarë e BE nuk ka qeveri që ta verë në diskutim drejtësinë para ligjit.”, tha Rama.