FIER- Kryeministri Edi Rama sërish ka ironizuar sërish ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në zgjedhjet e 11 majit garon me partinë “Koalicioni Euroatlanti”. Duke folur nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier, Rama tha me ironi se Basha do të heqë vizat me Amerikën, ndërsa deklaroi se sot ishte ditë gëzimi pasi u lidh me Bashën dhe siç deklaroi nuk do ta lëshojë më.
“Vota e 11 majit është votë për pasaportën. Pasaporta merret kur futesh në BE se është pasaporta e BE. Pasaportë BE pa hyrë në BE mund ta japë vetëm Lul Basha. E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin, mu shfaq dhe nuk e lëshoj më, ishalla nuk më ik prapë. Pasaporta në BE pa hyrë në BE ta jep vetëm Luli, sic tha do heqë vizat me Amerikën Luli. I ka vënë emrin Koalicioni Euroatlantik dhe do heqë vizat me Amerikën. E tha, e tha me ato flokët që nuk i lëvizin. Dmth ai fle aq shumë dhe aq qetë sa asnjë flokë nuk i lëviz, sic shtrihet ashtu ngrihet dhe fle me mua ai. Luli është histori tjetër,” tha Rama.