Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat! Na janë bashkuar dhe disa që kanë kuptuar se nga pala tjetër s’vjen asgjë

1 Min Read

Rama: Kemi një skuadër që sot u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin. Kemi një skuadër ku të gjitha moshat, të dyja gjinitë kanë mundësi të gjejnë veten dhe të votojnë për veten. Ashtu si asnjëherë më parë PS ka një skuadër ku edhe më të rinjtë janë të mirëpërfaqësuar por ka edhe një karakteristikë të re, që në skuadrën e 11 Majit ne kemi në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë te tjetra dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë ose më të shkurtër kanë parë se sa palidhje dhe sesa e kotë është që të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin duke dalë për të kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh. Është i mirëpritur për mua sepse unë besoj që PS është shumë më e gjërë sesa perimetri i anëtarësisë së vet. 

Share This Article
Leave a Comment