Këshilltari i Niko Peleshit Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH

3 Min Read

Kuvendi ka miratuar anëtarët dhe drejtuesin e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, kandidatura të cilat u kaluan në parlament javën e kaluar nga Komisioni i Mediave pas dëgjesës së mbajtur.

10 anëtarët e këtij Këshilli do të jenë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita. Sipas formulës, 5 prej tyre ishin propozuar nga mazhoranca dhe 5 nga opozita

Më shumë vota pro në Kuvend ka marrë Osman Mula, i cili ka marrë aprovimin e 84 deputetëve, teksa pas tij ka qenë Pano Xhixho me 82 vota pro.

Rajmonda Bulku dhe Robert Budina më shumë vota kundër, me respektivisht 7 dhe 11, Budina njëkohësisht mori edhe më shumë abstenime me 9 të tilla.

Më pak u votua po Robert Budina me 66 vota si dhe Alket Braho me 55 vota pro, edhe pse në fund u miratuan si anëtarë të Këshillit.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH është zgjedhur Fatjon Hoxhalli, me 74 vota pro, 6 abstenime, 7 kundër, i i cili bëhet njëkohësisht edhe anëtari i 11 i Këshillit. Rivali i tij për këtë post ishte Helidon Haliti, i cili ka marrë vetëm 10 vota pro.

Fatjon Hoxhalli aktualisht mban postin e këshilltarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe më herët këshilltar për mediat i Niko Peleshit gjatë detyrave të tij në qeveri si zëvendëskryeministër e ministër. Ai do të zëvendësojë në këtë post Leka Bungon.

Aktivistët për mbrojtjen e lirisë së media kanë ngritur shqetësimin se një pjesë e kandidaturave që u votuan nga Kuvendi kanë një karrierë të lidhur ngushtë me politikën, pasi kanë mbajtur poste në Qeveri apo parti.

Këshilli Drejtues i RTSH-së me 11 anëtarë u shkarkua nga Kuvendi në seancën plenare të 17 Shkurtit, pas një dakordësie mes mazhoranëcs dhe opozitës, për shkak të shkeljeve ligjore në mënyrë të vazhdueshme në procesin e konkurrimit për drejtorin e ri të RTSH-së.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së

Petrit Beci- 76 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër
Rajmonda Bulku- 78 vota pro, 3 abstenim, 7 kundër
Osman Mula – 84 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër
Bujar Kapexhiu- 75 vota pro, 4 abstenim, 5 kundër
Robert Budina – 66 vota pro, 9 abstenim, 12 kundër
Eno Civici – 77 vota Pro, 7 abstenime, 2 kundër
Alket Braho- 55 vota pro, 26 abstenime, 6 vota kundër.
Lorenc Vangjeli- 72 vota pro, 6 abstenim, 5 vota kundër
Pano Xhixho – 82 vota Pro, 5 abstenim, 0 kundër
Zamira Kita -77 vota Pro.

Kryetar i Këshillit Drejtues:

Helidon Haliti- 10 vota pro, 16 abstenime, 57 kunder
Fatjon Hoxhalli- 74 vota pro, 6 abstenime, 7 kundër

Share This Article
Leave a Comment