Mijëra turistë të huaj vizitojnë Shqipërinë, për bukuritë e saj të rralla. Por në këtë turizëm, që reklamohet edhe nga kryeministri Rama, mundohen të përfitojnë edhe shumë qytetarë të tjerë. Tashmë Tirana me të drejtë është cilësuar dhe kryeqyteti i Ballkanit për turizmin dentar
Kjo që do t’ju tregojmë është një nga historitë që vetëm fundin nuk e ka të lumtur.
Simone është në shtratin e një spitali.
Peshon vetëm 37 kg dhe me familjarët e tij që kërkojnë ndihmë dhe drejtësi nga të gjitha anët…
Pikërisht Simone ka pësuar katër arreste kardiake në klinikën dentare ‘Brianza Dent’ në kryeqytet, nga heqja e 20 dhëmbëve brenda një dite….
Historia është treguar nga nëna dhe vëllai i Simones, të cilën e gjetën atë të shtrirë në tokë. Të cilët nuk e shoqëruan atë vetëm në Tiranë, apo edhe në klinikën dentare ku u krye ndërhyrja…
Simone që kishte vendosur të aplikonte proteza në të dy harqet, por pas operacionit, i cili përfshinte 20 heqje dhëmbësh në një seancë të vetme, pësoi katër arreste kardiake.
Shkaku që shtyu personelin mjekësor të klinikës, të cilës Simone i kishte besuar, ta transferonte urgjentisht në spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, aty ku iu nënshtrua një operacioni kardiak për të vendosur një stent koronar pas zbulimit të një stenoze të aortës supozohet të lindur…
Por siç thamë ne nuk mund ta linim me kaq rastin e Simones, pasi është detyra jonë si gazetar, për të reaguar mbi çdo anomali që ndodh në qytetin tonë.
Edhe pse Simone nuk është një shtetas shqiptar ai duhet të mbrohet sa kohë është mbajtës i kartës së pacientit. Edhe nëse këtë shërbim e ka marrë në një vend si Shqipëria.
Për këtë arsye ne u lidhëm me avokatin e familjes Del Vecchio.
GianGregori De Pascalis, i cili konfirmon se Simone ka kryer ndërhyrje në klinikën dentare me dentist Luan Mavriqi.
Flet De Pascalis, avokati i Simone Del Vecchio:
-Klinika është në Tiranë
-Brianza Dent
-Si?
-Brianza Dent
-Kush ishte doktori?
-Doktor Luan Mavriqi Ali
-Dhe e gjitha ka ndodhur më 13 Mars?
-Po, më 13 dhe më 14 Mars. Del Vecchio pësoi një arrest kardiak..
-Ju kuptoj. Dhe ishte ai në spitalin shtetëror?
-Po pësoi një arrest kardiak në klinikë.
-Në klinikën dentare?
-Po në klinikën dentare, nuk e di, ishte një hotel i paguar nga klinika, dhe më pas u transportua në spital.
-Në spitalin shtetëror, po.
Pra, edhe avokati De Pascalis pohon se klienti i tij është trajtuar në klinikën dentare ‘Brianza Dent’, me mjekun Luan Mavriqi.
De Pascalis, shprehet se Simone ka pësuar katër arreste kardiake, duke pasur kështu domosdoshmëri për t’u trajtuar, në disa klinika si në Tiranë ashtu edhe në Bari.
Por “Tak Fak” sigurisht nuk do ta lërë me kaq. Dhe do shkojmë të takojmë, pikërisht kë? Vetë atë. Doktor Luan Mavriqin…/ Emisioni “Tak Fak” në News24