Gjykata e Hagës nuk lejon Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait/ Rama: Turpëruese!

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale, ka refuzuar kërkesën e ishpresidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se ky vendim u dha nga një ‘gjykatë turpëruese dhe e paturpshme.’

Ai është shprehur se Specialja e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë dhe të drejtat demokratike në fjalë boshe.

“Një veprim i ulët e renga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm!”, shkruan Rama në rrjetin social “X”./

Share This Article
Leave a Comment