TIRANË- Skandali i lidhjeve mes kryebashkiakut Erjon Veliaj, deputetes socialiste Klotilda Bushkës dhe ish-krytares së Këllishit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami po thellohet akoma më shumë. Në disa mesazhe të tjera të publikuara nga “Ora News”, Llagami në cilësinë e kryetares së KLGJ-së shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në.
Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ajo nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë. Madje, për këtë qëllim ajo zbulon se ka nisur dhe të studiojë rastin e Kroacisë dhe Rumanisë.
Ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së. Dhe pikërisht për këtë ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami, që të futet si OPGJ në SPAK.
Bisedat e mëposhtme të realizuar në aplikacionin “Signal”:
Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë!
Eda (Naureda Llagami): Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.
Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.
Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!
Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato…
-Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!
Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)
Eda (Naureda Llagami): Është i omël!
Eda (Naureda Llagami): Lajmi më parë nga Luri (Lurand Llagami). Për këtë të Lurit…