Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve. Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj i cili shënoi një tjetër gol në Superligën turke, kësaj herë kundër ish-portierit të Tiranës, Visar Bekaj që luan për Hatajspor.
Qazim Laçi bëri një performancë të mirë me Spartën e Pragës në fundjavë duke u renditur i dyti. E njëjta gjë vlen edhe për mesfushorin e Shqipërisë, Medon Berisha që luan te Leçe.
Pavarësisht humbjes kundër Interit, Berat Gjimshiti i kreu më së miri detyrat e tij te Atalanta. Kapiteni kuqezi është vlerësuar me notën 7.3. Top 5-shja plotësohet me ish-kapitenin e Skënderbeut, Dean Liço.