Fle aq shumë sa nuk i lëviz fija e flokut |

2 Min Read

Nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier, Edi Rama ironizoi Lulzim Bashën, që në zgjedhje garon me partinë “Koalicioni Euroatlantik”.

Duke folur për pasaportën e BE, të cilën ai e premtoi se shqiptarët mund ta marrin vetëm në rast se më 11 maj i japin votën PS, tha se “Pasportë për në BE pa hyrë në BE ta jep vetëm Lul Basha”.

Teksa tallet me Bashën, Rama në fakt po tallet edhe me veten, pasi nuk i mjaftuan 12 vite qeverisje, por kërkon edhe 4 të tjera, ‘gjasme’ për të na e sjellë pasaportën e BE-së këtë mandat, që me siguri do jetë një premtim i pambajtur si shumë e shumë të tjera.

Me ironi, Rama u shpreh se “Luli që fle aq shumë sa nuk i lëviz asnjë fije floku do të heqë vizat me Amerikën”.

Nga ana tjetër, vota e 11 Majit, është vota për pasaportën. Ca thonë se nuk na anëtarëve në BE, po na premton pasaportën. Pasaportën europiane e merr kur hyn në BE. Vetëm Luli ua sjell ndryshe. Luli që fle aq shumë sa nuk i lëviz asnjë fije floku, ia ka vënë emërimin ‘koalicioni euroatlantik’ dhe premton heqjen e vizave me SHBA-në. Vetëm Luli mund t’i bëjë këto“, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment