Enea Mihajt i përfundon kontrata me Famalicaon në fundin e sezonit. Mihaj bëri mjaft mirë në tre sezone dhe për këtë fitoi shiritin e kapitenit te klubi portugez.
Në Spanjë kanë zbuluar se janë tre klube në ndjekje të 26-vjeçarit. Girona, Celta Vigo dhe Rayo Vallecano po monitorojnë situatën e Mihajt.
Mbrojtësi i Famalicaos numëron 19 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.
Së fundmi u ftua sërish nga Silvinjo, teksa kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë dhe Andorrën.