E rëndë në Tiranë/ I riu plagos me thikë 37-vjeçarin, arrestohet nga policia |

2 Min Read

Një ngjarje rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës së sotme në Tiranë, ku në rrugën “Ndre Mjeda” një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili rezultoi se ishte njëhkohësisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërsa policia thekson se 37-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe  operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 2, arrestuan shtetasin G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi G. P., ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia mbi ngjarjen e rëndë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment