Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit.
Kurti tha se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të dërguar familjes Thaçi transmeton Klankosova.tv
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vdiq të dielën pas një sëmundje.